“Kampionati Botëror i Atletëve Veteranë Master” një kampionat me përmasa ndërkombëtare do të mbahet në Shkodër në datat 23-26 maj të vitit 2024 ku do të marrin pjesë atletë botërorë master e veteranë. Presidenti i Atletëve Veteranë Master të Shqipërisë, Rudin Bektashi i ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela në News24 tregoi më shumë për të veçantat e këtij eventi.
“E veçanta kësaj herë është pasi kemi zgjedhur që të kemi vetëm gara shpejtësie nga 100 deri në 800 metra, kërcim së gjati. Unë isha nismëtari i kësaj ideje dhe thamë pse jo të mos e bëjmë në Shqipëri. Në Shqipëri gjërat lihen për në fund por ne kemi filluar që tani me organizimet dhe besoj se aktiviteti do të thyej të gjitha rekordet për sa i përket pranisë së atletëve ndërkombëtarë.
Kampionati do të zhvillohet te stadiumi “Loro Boriçi” i cili për fat të mirë është një stadium i çertifikuar” – tha Bektashi.