Kampionia në fuqi e gjimnastikës në Lojërat Olimpike Simone Biles nuk do të marrë pjesë në finalet e ekipit amerikan pasi me sa duket pësoi një dëmtim gjatë kërcimit të kaluçit.

Ylli 24-vjeçar i Shteteve të Bashkuara, që konsiderohet si gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave, u konsultua me trajnerin pas garës dhe pastaj u largua me mjekun e ekipit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo u kthye disa minuta më vonë me këmbën e djathtë të lidhur me fasho dhe përqafoi gjimnastet e tjera të ekipit Grace McCallum, Sunisa Lee dhe Jordan Chiles.
Ekipi amerikan i gjimnastikës do të detyrohet të përfundojë garat e mbetura pa të, duke pakësuar ndjeshëm shanset për një titull të tretë olimpik.

Biles arriti në Tokio si ylli i padiskutueshëm i Lojrave por pati vështirësi gjatë kualifikimit, të paktën duke u nisur nga standardet e saj të larta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb