Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, merr mbështetjen e të rinjve në zonën e Komunës së Parisit në Tiranën e Re. Fratari dhe ekipi i saj takuan sot dhjetëra qytetarë dhe shumë të rinj në këtë zonë, për t’u prezantuar atyre jo vetëm programin e Partisë Demokratike, por edhe idenë e politikës së gjeneratës së re.

“Përjetova ndjesi të mrekullueshmë sot, në rrugën Komuna e Parisit, ku mora takime më shumë njerëz dhe u dhashë në dorë një fletushkë ku përcillet një mesazh i shkurtër për qytetarët shqiptarë. Ishte ngazëllyes fakti se shumë të rinj janë plot shpresë për një ndryshim në datën 25 prill. U shpreha gatishmërinë time për të qenë përfaqësuesve të rinjve në parlament, për të qenë zëri i tyre në politikën shqiptare”, shkruan Fratari në faqen e saj.

“Nuk ka gjë më të bukur kur shikon adoleshentë dhe bashkëmoshatarë që të japin besimin dhe ti ndjehesh një mijë herë më e motivuar për të punuar dhe luftuar fort, për të mos i zhgënjyer kurrë”, e mbyll postimin e saj kandidatja e PD-së, duke u kujtuar mbështetësve të saj se PD është me Nr 9, dhe ajo është me numrin 34 në listë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb