Gjatë takimeve të tija prezantuese si drejtues politik i PD në Qarkun Dibër, në krah të Xhelal Mziut është parë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike në këtë qark, Bedri Hoxha.

Ky i fundit ka qenë dy mandate deputet dhe dy herë kryetar i Bashkisë Klos nën siglën e PD, ndërsa u la jashtë listave në zgjedhjet e 2017.
Në 2019 Hoxha kandidoi si i pavarur në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Klosit.

Ndërkohë drejtuesi politik i fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit, Xhelal Mziu tha se jo vetëm Hoxha por të gjithë demokratët janë të mirëpritur të rikthehen, siç po ndodh edhe me shumë socialistë që sipas tij, po i bashkohen PD çdo ditë.

Nga ana tjetër Mziu tha se “Rruga e Arbrit” është nisur gjatë qeverisjes së PD dhe do të mbarojë, por kur ajo të jetë në pushtet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb