Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani ka dhënë mendimin e tij pas barazimit 1-1 me Kukësin.

“Sërish pësoni gol në fund? I tillë është futbolli, lojë episodesh, lojë situatash. Ndoshta menduam që ndeshja mbaroi para kohe. Gabuam dhe mendoj që rrezikuam goxha. Bëmë një pjesë të parë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë kishim momente që mund të vrisnim ndeshjen. Në minutat e fundit bëmë disa ndryshime por rezultuan jo pozitive.

Jam i kënaqur nga skuadra, mendoj që djemtë dhanë gjithçka, por duhet të jenë pak më altruistë para portës për të shënuar. Shenja lodhjeje? Është e vërtetë që patëm disa momente që lojtarët sikur u rënduan fizikisht. Ne kemi shumë ndeshje që luajmë me të njëjtët lojtarë, që nuk kanë pasur mundësi që të pushojnë gjatë periudhës së fundit. shpresojmë që të rikuperojmë lojtarë gjatë pauzës, që të kemi mundësi të bëjmë rotacion. Duhet të shohim përpara.

Ka shumë lojtarë të huaj në skuadër dhe ndonjëherë mungesa e komunikimit sjell në humbjen e mundësive të mira të shënimit. Do mundohemi tu kujtojmë lojtarëve që ne varemi nga grupi dhe në fund grupi nxjerr në pah individin”, ka thënë Kapllani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: