Baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë në rajonin spanjoll të Katalonjës, në verilindje të Spanjës, duke nisur nga e enjtja për të frenuar rritjen e epidemisë së COVID-19, njoftuan sot autoritetet rajonale.

Njoftimi i kësaj mase drastike ndodhi pas mbylljes së pjesshme të Madridit dhe kufizimeve të tjera të marra në rajonet e Andaluzisë, Navarras ose Galicias për të luftuar rritjen e kontaminimeve në Spanjë, ku pandemia ka vrarë më shumë se 33 000 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb