Nëse mbretëresha Elizabeth është ende në izolim paraprak në kalanë Windsor, së bashku me bashkëshortin Philip, u takoi Kate Middleton dhe William të merrnin vendin e saj.

Për shkak të bllokimit, çifti i ri ndodhet ende në rezidencën e tyre Anmer Hall në Norfolk.

Ata nuk janë kthyer në pallatin Kensington siç ishte planifikuar pas pushimeve të Krishtlindjeve.

Por, për të punuar ata huazuan një shtëpi nga madhëria e Saj, afër Sandringham.

Siç deklaruan burime pranë pallatit, Kate dhe William “kishin akses në dhomën e miqve të mbretëreshës Elizabeth II në Sandringham House për të vazhduar punën e tyre gjatë bllokimit”.

Nga atje, në fakt, ata u lidhën me video-konferencë me punëtorët e vijës së frontit të angazhuar në programin më të madh të vaksinimit në historinë e Shërbimit Kombëtar Britanik.

Deri më tani 4,6 milionë britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 140 persona vaksinohen çdo minutë në Angli.

Kate dhe William falënderuan stafin e kujdesit shëndetësor për misionin.

Mbretëresha, 94 vjeçe, dhe princi Philip, 99, u vaksinuan më 8 janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb