BRITANI E MADHE – Ndërkohë që princ Harry dhe Mëghan Markle ndodhet në anën tjetër të botës me vizitën e saj në Australi, Kate bën “zonjën e shtëpisë” gjatë pritjes me princin dhe princeshën e Holandës në Buckingham Palace.

Ajo që bie në sy gjatë takimit ishte se dukesha e Cambridge kishte vendosur në kokë kurorën e princeshës, Diana. Kurora me perla dhe diamant iu dhuruan princeshës nga mbretëresha Elisabeth me rastin e martesës së saj me princin, Charl në vitin 1981.

Kjo nuk ishte hera e tretë që Kate vë në kohë xhevahirin e çmuar. Hera e parë ka qenë në vitin 2015 gjatë një banketi në Kinë dhe hera e dytë vitin e kaluar gjatë një pritje në Spanjë.

Kate dukej e mrekullueshme me fustanin e gjatë bojëqielli të firmës së njohur Alexander McQueen. Edhe pse gjashtë muaj pas lindjes së fëmijës së tretë, princit Louis dukesha ishte në fortë në shkëlqyer fizike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb