Nuk ka negociata konkrete për përfundimin e luftës.

Kështu deklaron zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.

“Negociatat konkrete për të ndaluar luftën në Ukrainë janë ende shumë larg”, shtoi ai. Haq, tha se Guterres ka diskutuar përpjekjet për të çuar përpara kauzën e paqes. Sipas tij gjasat janë të largëta, duke shtuar se mund të diskutohen përpjekjet për një ndërprerje të plotë të armiqësive.

(BalkanWeb)