Nga: ZONJA ENEIDA

250 gr gjalpë
300 gr sheqer
5 vezë
200 ml qumësht
250 gr miell
100 gr kakao
2 l.ç. pluhur pjekës
Pak vanilje

Për sherbetin:
500 ml ujë
300 gr sheqer
200 gr çokollatë
200 ml pana

Në një tenxhere ziejmë 5 minuta sheqerin me ujin për sherbetin dhe e lëmë të ftohet.

Rrahim gjalpin me sheqerin me mikserin e dorës dhe shtojmë vezët një e nga një. Miellin, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kakaon i sitim bashkë në një tas. Pluhurat i shtojmë pak e nga pak tek gjalpi duke e rrahur dhe duke kombinuar me qumështin derisa të kemi një masë kremoze. E shtrojmë masën e përgatitur në tavë dhe e pjekim për 30 minuta në 180 gradë.

Ngrohim panën dhe shtojmë çokollatën brenda që të shkrijë. Pasi keku është pjekur e shpojmë me një kunjë nga lart dhe hedhim sherbetin e ftohtë.

Vazhdojmë me salcën e çokollatës dhe e lëmë të ftohet para se t’a servirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb