Kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe sot serinë e tij “Sy m’sy”, ku komunikon drejtpërdrejt me qytetarët përmes komenteve në rrjetet sociale.
Në një ton ironik, Rama tha se Shqipëria ka hapur grupkapitullin e radhës në negociatat me BE-në ndonëse sipas tij kundërshtarët politikë kishin pretenduar të kundërtën.
“Kemi të meta, por jo ato që na i këndon këneta e kua kua-ve. Hapëm dje grupkapitullin e radhës, që ju rrokanisën kokën e ju thanë nuk do hapet sepse dera për ne ishte mbyllur. Madje mua nuk më kishin dhënë as darkë sepse isha sjellë keq.
Prisnin Qirje Dulen dhe bufin. Ua hapi derën Qirje Beleri dhe u përmbys bota, o perëndi”, tha ai.
(BalkanWeb)