Ai ka përballuar më shumë se 50 operacione kirurgjikale për ti ngjarë personazhit të famshëm me kartona Ken, por tani Rodrigo Alves ka zbuluar se ndjehet më shumë si Barbie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

‘Më njohin si Ken po brenda vetes unë ndjehem si Barbie. Është fantastike ti them më në fund botës që jam një vajzë’, ka deklaruar ai për ‘Sunday People’. ‘Ndryshimi i seksit do të jetë hapi final i këtij rrugëtimi.

Për vite të tëra kam jetuar jetën time si një mashkull. Kam vënë muskuj fals duke u përpjekur të jem një mashkull, por thjesht kam gënjyer veten’, ka treguar Rodrigo’.Unë kam qenë një femër dhe gjithmonë kam pasur një tru femre. Fillova të vesh të brendshme femrash në shtëpi, një gjë që më bënte të ndjehesha e bukur. Ky është një zbulim, që më qartësoi idetë’.

Rodrigo pranoi natyrën e tij femërore dhe ka filluar të vishet si femër, në pritje të operacioneve. ‘Të ndryshoj gjininë do të jetë hapi i fundit. Në fillim do të vendos një gjoks fals që të kem mundësi të vesh fustane të hapur dhe të ndjehem seksi’, thotë Alves.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb