Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot, gjatë serisë së tij të përjavshme “Sy m’sy”, se opozita nuk ka asnjë mundësi për të fituar në zgjedhjet e 11 majit.

Duke iu referuar sondazheve të publikuara nga mediat vendase, Rama tha se rezultati është i parashikueshëm dhe se asnjë prej matjeve të opinionit publik nuk e vendos opozitën pranë shumicës.

Ai ironizoi edhe procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në kampin opozitar, duke thënë se “më shumë kandidatë nxori Big Brother sesa këneta e tyre”.

“Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo para, se kjo nuk ndodh, por as afër nesh sa të flitet për një rikthim imagjinar. Puna e tyre ka marrë fund. Është vetëm historia e tyre që besojnë ende tek këneta. E atyre që besuan nga Primaret dhe në fund më shumë nxori Big Brother kandidatë se këneta”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb