Kryeministri Edi Rama ka komentuar në komunikimin me komentuesit në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet e tij sociale prezencën e konsulentit amerikan të fushatës në PD, Chris LaCivita.
Rama u shpreh se “këneta”, duke iu referuar opozitës, ka shumë para, ndërsa ngriti pyetjen se ku i gjejnë.
Ai komentoi edhe një arrestim të kryer në kuadër të hetimeve të krimit zgjedhor në Lushnje, ku një 38-vjeçar u ndalua pasi i premtoi dikujt para në këmbim të votës.
“Këneta ka shumë para, e keni parë se sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm. Kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votëm. Askush të mos ta bëjë këtë sepse është krim dhe ndëshkohet rëndë”, u shpreh Rama.