Këngëtarja Mihrije Braha i ka marrë shumë seriozisht këshillat e mjekëve për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Në një postim në Instagram, ajo publikoi një foto duke “dezinfektuar” edhe ushqimin që po hante.

Kujdes po! Panik jo!”- shkroi këngëtarja në përshkrimin e imazhit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke se kjo është një shaka nga ana e Mihrije Brahës për të kaluar me sportivitet situatën aktuale ku ndodhemi.

Gjatë periudhës së izolimit ajo ka qëndruar e mbyllur në shtëpi me bashkëshortin e saj Naimin.

Në një intervistë këngëtarja tha se nuk e di sesa fëmijë do kishin bërë së bashku nëse do i kishin mbyllur kështu në ditët e para të dashurisë së tyre.

“Kemi pasur momente kur kemi thënë të na kishin mbyllur kështu ditët e para të dashurisë sonë. Ta kishim pasur shtëpinë tonë vetëm për vete. Por edhe tani mirë e kaluam,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

“Sa fëmijë do kishit bërë?”– u pyet nga moderatorja.

“Aty nuk e di, nuk mund të them asgjë (qesh). Di vetëm të them se do ishte errësuar dhe çelur dita në krahët e njëri-tjetrit. Kaq,”– shtoi Mihrije.

Ndërsa tregoi edhe zënkën me Naimin në ditët e para të izolimit.

“Në ditën e tretë e pyeta nëse do kafe apo çaj dhe tha çaj, e ngriti zërin sikur po e pyes për diçka të keqe. I thashë kujdes mos ma ngri zërin (qesh),”– përfundoi këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb