Një kërcënim i rremë me bombë ka mbërritur mbrëmjen e së mërkurës në një lokacion në Beograd, ku po mbahet Festivali “Mirëdita, dobar dan”. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se, pas kontrolleve policore, raportimi për bombën e vendosur ka dalë të jetë i rremë.

Ai është bërë rreth dy orë pas hapjes së ekspozitës “Të gjithë lotët tanë” në sallën “Enxhio Hab” në qendër të Beogradit.

Hapja e ekspozitës ka kaluar pa incidente.

Ekspozita është ngjarja e parë në festivalin e sivjetmë “Mirëdita, ditë e mirë”, ku skena kulturore dhe sociale e Kosovës i prezantohet Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: