KOSOVE- Gazetarja nga Kosova dhe anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është kërcënuar pas një shkrimi që ka bërë rreth ndikimit turk tek shqiptarët në Maqedoni si dhe ‘Erdoganizmin në Maqedoni’.

Shqiptarët në Maqedoni konsiderohen mbështetës tejet të flaktë të presidentit turk Erdogan si dhe agjendës së tij islamike. Mesa duket qëndrimet kundër Erdogan dhe Turqisë kanë shfaqur pakënaqësi ndaj disa qytetarëve shqiptarë në Maqedoni e Kosovë.

Pas shkrimit, Arbana Xharra përvec fyerjeve dhe sharjeve është kërcënuar edhe me jetë.

“Do marrësh plumb në ballë”- është një nga mesazhet që ka marrë ajo në rrejtët sociale.
Screenshot_9-53-768x763
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: