Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Nikola Selakoviç ka deklaruar se Serbia nuk do të qëndrojë duarkryq nëse Prishtina fillon të sigurojë njohje të reja.

“Nëse dikush mendon se në këtë mënyrë do të arrijë diçka, duhet të kuptojë se edhe ne do të ndryshojmë mënyrën tonë të sjelljes”, ka thënë ai në një intervistë të dhënë për mediat serbe.

Kujtojmë se më herët edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije se Serbia në asnjë mënyrë nuk do ta njohë Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb