Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e PR për të lejuar tubimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas dokumentit, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishohë kohëzgjatjen e e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale, por tashmë që fushata ka filluar për zgjedhjet e 25 prillit PR ka lejuar me anë të një kërkese lejimin e tyre.

Pritet të shihet çfarë do të vendosë Komiteti Teknik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb