Pas vendimit të talebanëve për ndalimin e vajzave dhe grave afgane për të studiuar dhe punuar në organizatat joqeveritare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u ka bërë thirrje që të ndryshojnë politika, duke shprehur alarmin për “erozionin në rritje” të të drejtave të njeriut.

Talebanët i kanë ndaluar gratë të punojë në organizata joqeveritare pak ditë më parë, duke shënuar kështu goditjen e tyre të fundit që prej pushtimit të Afganistanit vitin e shkuar.

Pak para këtij vendimi, ata kishin urdhëruar ndalimin e  arsimimit për lartë për vajzat dhe gratë.

Këshilli i Sigurimit, i cili përbëhet nga 15 anëtarësh i OKB-së, u shpreh se këto politika “alarmuese” nga kufizimet në rritje në arsimin e grave, duke bërë thirrje për “pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë tyre në Afganistan”.

Po ashtu OKB-ja u kërkoi talebanëve “të rihapin shkollat ​​dhe t’i kthejnë me shpejtësi këto politika dhe praktika, të cilat përfaqësojnë një erozion në rritje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.

Ata reaguan dhe në lidhje me ndalimin e grave qëe punojnë në OJQ-të, duke paralajmëruar se so ketë pasoja të rënda në vend, pasi shumë afganë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështeten në këto organizata.

(BalknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb