Këshilltari për ekonominë në PD, Dorian Teliti përmes një mesazhi ka ironizuar ato që i cilëson si arritje falë keqqeverisjes.

Sipas Telitit, në këtë vit rinia dhe shtresa e mesme braktisën masivisht vendin, ndërkohë që vijoi fenomeni i legalizimit të kanabisit. Një tjetër pikë që rendit Teliti është dhe rritja e çmimeve.

REAGIMI I TELITIT
10 🎺ARRITJET🎺 e (keq)qeverisjes te vitit 2023 👇👇👇:
1️⃣Rinia dhe shtresa e mesme braktisin masivisht vendin🏚. Qeveria nuk publikon te dhenat paraprake te Censusit, mesa duket te dhenat jane shume shqetesuese😨.
2️⃣Pazari me portin e Durresit, faturen qindra milione euro 💶 te portit te ri do e paguajne shqiptaret me taksat e tyre.
3️⃣Legalizimi i kanabisit.
4️⃣Braktisja dhe falimentimi i shume prodhuesve eksportues si pasoje e renies se euros. Mijera vende pune u mbyllen brenda pak muajve.
5️⃣Cmimet e ushqimeve u rriten📈me ritme dyshiferore, shtresat me te ardhura te ulta me te goditurat.
6️⃣Buxheti i qeverise qendrore dhe buxheti i bashkise Tirane miratohen pa debat dhe pa transparence brenda pak minutave 🤐.
7️⃣Rriten taksat per kedo📈, perfshire ketu profesionistet e lire.
8️⃣Rriten📈 faturat shume milioneshe 💶 per PPP-te (ndonese disa prej tyre jane ne SPAK), vendimet e gjykatave nderkombetare, abuzimet dhe vjedhjet e konstatuara nga KLSH.
9️⃣Braktisja ndaj fermerit vendas👨🌾 me subvencione minimaliste (te fundit ne rajon) dhe pezullim te skemes Ipard.
🔟Ulje e ndjeshme📉 e numrit te nxenesve dhe studenteve te regjistruar ne sistemin parauniversitar🏫 dhe universitar 🎓.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb