“Kësulat” vjen premiere edhe në Tiranë. Një film për luftën e Kosovës, nisur nga dy miq, një shqiptar e një serb te cilët gjenden para raporteve të reja kur nis lufta më 1999. Besimi i lëkundur, frika e paragjykimi ndërthuren për të shpërfaqur një tabllo krejt të pazakontë në fshatin në kufi.

“Bëhet fjalë për luftën. Edhe unë e kam përjetuar luftën, në Maqedoni në vitin 2001. Por jo njësoj si në Kosovë. Kisha gjendjen emocionale të të kaluarës, të luftës, dhe ishte e vështirë”, thotë aktori kryesor, Ismail Kasumi.

Ndërsa skenaristi, producenti e njëherësh aktor në film, Jimi Tihofsi, shprehet “Është shfaqur në Kosovë, dhe tani edhe në Shqipëri. Gjithmonë ka diçka të vërtetë. I gjithë tregimi zhvillohet rreth miqësisë së këtyre dy personazheve, mjekut shqiptar dhe mësimdhënësit serb. Vrazhdësinë e luftës nga ana serbe, e sheh sepse është një fakt i vërtetë, nuk i ikim të vërtetës.”

Filmi me regji të Alan M.Trow, trajton një nga temat më të ndjeshme e komplekse, siç është lufta që ndryshon fatet njerëzore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: