TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shndërruar në një institucion multifunksional, oborri i të cilit ngjan me atë të “ Lojërave Olimpike ”.

E themi këtë pasi, pa u shqetësuar fare, dy kinezë kanë shfrytëzuar ambientin para KQZ­së, për të luajtur sportin e “Badminton”, sport i ngjashëm me tenisin.

Topi prej gome ka përfunduar dy herë sipër makinës së kryetares së KQZ­së, por dy turistët nga Kina e largët kanë vazhduar lojën duke kryer disa sete me radhë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: