Xherdan Shaqiri ka humbur shumë në hierarkinë e Liverpool. Futbollisti me origjinë kosovare është harruar në pankinë gjatë këtij sezoni, ku minutat e aktivizimit i ka patur me pikatore. Po ashtu, një dëmtim e ka lënë sulmuesin jashtë sfidave të fundit në kampionat dhe Europë. Kjo situatë e lojtarit ka bërë që mediat angleze të flasin për një transferim të mundshëm në merkaton e janarit.

Image
Image

Por ndryshe mendon Shaqiri, që ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij. “Mendoj se do të qëndroj te Liverpool. Dua të pres momentin tim, për të luajtur një rol të rëndësishëm në këtë sezon. Kështu ka thënë e Klopp”, është shprehur Shaqiri.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb