ATHINA

Institucionet helene njoftuan sot 218 raste të reja të koronavirusit në vend, 39 nga të cilat janë të lidhur me grupe të njohura dhe 39 janë identifikuar pas testeve në pikat hyrëse të vendit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se numri i përgjithshëm i rasteve është 17 444.

Nga këta, 68 pacientë  trajtohen të intubuar. Ndërkohë që 200 pacientë janë liruar nga spitali.

Janë  regjistruar gjithashtu 3 vdekje të tjera, duke shkuar numri në 379 vdekje gjithsej në vendin fqinj.

 (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb