Greqia sërish me numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19. Organizata Kombëtare e Shëndetit EODY në Greqi konfirmoi sot 460 raste të reja të koronavirusit të ri në vend, nga të cilat 142 shoqërohen me shpërthime të njohura dhe 26 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit, ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 19346.

Gjithashtu bëhet me dije që 85 pacientë po trajtohen të intubuar, 217 janë liruar nga ICU. Njëherazi sot janë regjistruar edhe 5 vdekje të tjera duke shkuar në 398 vdekje gjithsej në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: