Tom Hanks dhe Rita Wilson vazhdojnë të jenë jo mirë, por nuk kanë më temperaturë pas infektimit me koronavirus. Aktori, pozitiv me virus prej një jave, i ka treguar fansave kushtet e tij shëndetësore. Me një foto në Instagram ku shfaqet një makinë e vjetër shkrimi Smith and Corona,me të cilën është i dashuruar dhe që e ka sjellë nga udhëtimi në Australi.

Së fundmi Hanks ka filluar të shkruaj dhe në 2017 ai ka publikuar një përmbledhje të tregimeve..

‘Lajme të mira: Një javë pasi rezultova pozitiv dhe në vet-izolim simptomat janë pak a shumë të njëjta. Por nuk kam më temperaturë. Palosja e rrobave dhe larja e pjatave janë veprime që të detyrojnë të bësh një sy gjumë në divan. Lajme të këqija: Bashkëshortja ime ka fituar 6 lojë me letra radhazi dhe tani është në avantazh me 201 pikë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb