ATHINË

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan sot se laboratori i ri konfirmoi se raste të koronavirusit të  regjistruar në 24 orët e fundit janë 1 449, prej të cilave 11 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 254 031.Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2 605 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 735. Që nga fillimi i pandemisë, 1 664 pacientë janë lëshuar nga ICU.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 54 , ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 7 880 vdekje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb