Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan dhe Kaukaz është mundësi reale.

Si rezultat i këtyre zhvillmeve kemi një kërkesë institucionale dhe publike për përshpejtim të anëtarësimit të RKS-së në NATO me procedura të përshpejtuara.

Meqë PfP është mekanizëm i dezajnuar për ish vendet komuniste për reformimin e ushtrisë, mendoj se FSK është strukturë ushtarake
që në rritjen e saj është duke funksionuar nën mbikqyrjen e drejtpërdrejt të NALT. Si e tillë
shtrohet pyetja retorike: mund të kërkoj FSK tejkalim të PfP-së në proces të anëtarësimit, meqenëse zhvillimi i kapaciteteve të saj po zhvillohen nën mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të NALT dhe NAC?

Në anën tjetër, nëse procesi i anëtarësimit kërkon konsenzus (ku përfshihen 4 vendet që ende nuk e kanë njohur RKS-në), në situatën në të cilen gjendemi, edhe përkundër prezencës së KFOR-it, Kosova nuk posedon kapacitet juridik të ftoj NATOn si protektor, përmes “tailored procedure”.
Sepse prezenca e KFOR-it është rezultat i Marrëveshjes së Kumanovës në mes NATOs dhe Serbisë, e që përbrenda përmbanë klauzola që përfshinë elemetet e zyrtarëve të Serbisë, dhe në 6 anekse që përfshinë prezencën ruse në Kosovë.

Pra, mendoj
se do të duhej analizuar me kujdes dhe të koordinohet me vendet si: ShBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali, të konsiserohet marrëdhënie “tailor made” në mes të NATOs dhe ftesë e autoriteteve të RKS-së për prezencë si trupa të NATOs, jasht kornizës së Marrëveshjes së Kumanovës.

Sa ka kuptim ky veprim, kur Kosova udhëhiqet nga një qeveri e cila prek
limitet e jo konsekuencës edhe në aspektin e kontributit për ruajtjen e sigurisë shtetërore dhe të rajonit?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb