KOSOVE- Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për arrestimin e personit me iniciale S.I, në një fshat të Hanit të Elezit, i dyshuar për pjesëmarrje në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, operacioni i koduar me emrin “Van Damme” është kryer në bashkëpunim me Sektorin Kundër Terrorizmit, në kuadër të Divizionit të Hetimeve Gjenerale dhe operacioneve speciale të qarkut të Brescias, Itali.

Policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende të tjera, që mund të ndërlidhen me rastin.

“Ky operacion është një tregues se bashkëpunimi ndërkombëtar është i domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit, si dhe çelës i suksesit në hetime më efektive, prandaj Polica e Kosovës është e hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen me cilindo shtet në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave tjera të krimit”, thuhet në komunikatën e policisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: