Seanca në Kuvendin e Kosovës u kthye në një ‘arenë’ përplasjes.
Deputetët e LVV-së, Adnan Rrustemi dhe Ardian Gola kanë debatuar ashpër me deputetët e PDK-së të cilët ishin në sallën e Kuvendit. Këta të fundit kanë bërë thirrjen për vazhdimin e seancës konstituive.
Gola dhe Rrustemi thanë se LVV po kërkon marrëveshje për presidentin konsensual, teksa deputetja, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku akuzuan ata për shkeljen e Kushtetutës së vendit.
Situata u tensionua për pak momente mes Lushtakut dhe Rrustemit me këtë të fundit që i kërkonte atij të mos ndërhynte me duar.
Në anën tjetër, Musliu iu drejtua atyre me termin ‘superkriminela’.
