PRISHTINE- Ish- kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi thotë se opozita nuk mund të propozojë kandidatin për president. Krasniqi, i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, në një shkrim të tij dërguar mediave thotë se opozita madje as që ka biseduar për presidentin e ardhshëm të Kosovës, shkruan express.

Shkrimi i plotë
Këto ditë u fol shumë për kandidatin e mundshëm të opozitës së bashkuar. Në fakt, opozita jo vetëm që nuk ka biseduar për Presidentin e ardhshëm të Kosovës, por as i ka mundësit për t’ia ofruar atë mundësi cilitdo personaliteti në Kosovë. Përkundër kësaj, kjo çështje është përfolur shumë ne medie?! Edhe pse do të ishte punë e mençur po të gjendej një kandidat i pranueshëm edhe për opozitën.

Krejt çka mund të thotë opozita e bashkuar për ketë çështje është: Ne, opozita e bashkuar, mund të jemi pjesë e zgjedhjes së Kryetarit (Presidentit/ës) të/ së Kosovës, nëse propozohet filan i a fisheku, por jo më shumë, pasi numrat janë të koalicionit PDK-LDK. Opozita e bashkuar është e vetëdijshme për ketë. Ndërsa opozita ka objektiva të tjera dhe nuk besoj që mund të bëhet pjesë e kësaj loje as medialisht. Ndonëse, kandidatet për të cilët u fol, opozita mund ta jepte kontributin e saj pozitiv. Nuk ka asnjë dyshim, në Kosovë, sigurisht që ka emra që do ta obligonin opozitën e bashkuar për të qenë pjesë aktive e zgjedhjes së Presidentit, por nuk mendoj, se politika që udhëhiqet nga koalicioni i tashëm Isa – Hashim, është në kërkim të një kandidati të përbashkët. Pasi të njëjtin, nuk janë të interesuar të gjejnë zgjidhje të problemeve që i kanë krijuar vet. Kjo u pa gjatë gjithë një sesioni të punës së Kuvendit dhe i dyti nuk po duket se ka ndonjë ndryshim.

Jam i bindur se LDK-ja, nuk e donë Hashim Thaçin, jo më për Kryetar (President) shteti, me dëshirë, ata do ta shihnin atë në burg, p asi deputetet e saj njëzëri kanë votuar Gjykatën Speciale (pa u bërë merak për sovranitetin e gjyqësorit), por ata më shumë sesa e urrejnë – Hashimin, e duan pushtetin për të grabit paranë publike nga pozitat që i kanë në qeverisjen e vendit, fal Thaçit! Ai, ju ka dhënë kaq shumë pushtet e mundësi këtij klani te LDK-së, për ta mjelë ketë buxhet të mjerimit, aq sa e kanë për obligim me ia plotësuar një dëshirë të tij. Të tjerat që i thonë ata, janë përralla për fëmijë për netët e gjata të dimrit të ftoftë!

Ndoshta ndonjëri nga deputetet e LDK-së, nuk do t’ia jep votën Hashimit që ai mos të zgjidhet me 80 e më shumë vota, por do të jenë pjesë e zgjedhjes së tij për President dhe kjo është e njëjta gjë!
Zgjedhja e Thaçit President, nuk mund të pengohet nga LDK-ja, pasi e tillë është filozofia e tyre politike! A nuk ishin këta që thoshin: kurrë koalicion me PDK-në e Thaçit, e shumëçka tjetër para e pas kësaj?! Opozita e bashkuar e ka vetëm një mundësi: që Thaçi të zgjidhet Kryetar i shtetit në Tavan të Kuvendit! Kaq ka mundësi të bëjë opozita në ketë konstelacion të forcave politike në Kuvendin e Kosovës! As Thaçit nuk ia kisha dëshiruar ketë formë të zgjedhjes Kryetar i Kosovës! E gjithë kjo që po thuhet e ka një të mirë, njerëzit janë duke e ditur çka është e mirë e çka nuk është e mirë, ndonëse mashtruesit po e bëjnë ligjin!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: