Bashkia e Lezhës ju vjen në ndihmë fëmijëve të këtij qyteti në këto ditë të vështira të karantinimit, duke i nxitur ata të krijojnë.

Një nismë pozitive dhe për tu përgëzuar është ajo e ndërmarrë nga kjo bashki, nismë të cilën e shpjegoi në një lidhje me skype për News 24, vetë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Nisma “Krijo dhe interpreto në shtëpi” është një konkurs on line për fëmijët nga mosha 6-15 vjeç, që i nxit jo vetëm të krijojnë por edhe të fitojnë, sic tha Ndreu.

“Në fund të konkursit do të ketë një 20 mije lekë cmim për fituesin. Kjo është një përpjekje për të dalë nga gjendja e monotionisë dhe ankthit. i falenderoj të gjithë personalitetet e artit në Lezhë dhe në Shqipëri që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë”, – tha Ndreu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb