GREQI

Raporti mjeko-ligjor tregon se shkaku i vdekjes së 20-vjeçares Caroline Crouch është mbytja. Rezulton se grabitësit që hynë në banesën e saj e mbytën me duar të renë, duke i futur edhe një leckë në gojë për t’i bllokuar më pas gojën dhe hundën.

Gjithë ngjarja ndodhi në shtëpinë në Glyka Nera, ku disa grabitës të armatosur dhe të maskuar hynë për të grabitur banesën e Charalambos Anagnostopoulos, 32-vjeçari grek i cili punonte pilot helikopteri dhe që jetonte bashkë me 20-vjeçaren britanike Caroline Crouch dhe foshnjën e tyre 11-muajshe.

Grabitësit lidhën 32-vjeçarin në dysheme dhe më pas 20-vjeçaren në shtrat. Sipas dëshmisë së Anagnostopoulos, grabitësit kërkonin para pasi vetë ai kishte shitur një tokë dhe po riparonte shtëpinë, por ai ia tregoi se ku ndodheshin paratë teksa deklaroi se grabitësit kërkonin më shumë.

Policia greke ndërkohë ka nisur punën për gjetjen e autorëve teksa ka vendosur një shpërblim të lartë prej 300 mijë eurosh për këdo që ka informacion për autorët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb