Bëri xhirot e rrjeteve sociale, por shkenca mohon dhe gjithashtu u mohua nga Kryeministri italian Conte kronika e TGR Leonardo i cili më 16 nëntor 2015 lançoi lajmin “Kinezët krijojnë supervirusin në laborator”.

Drejtori i Rai, Alessandro Casarin, ndërhyri për të shpjeguar se ai shërbim “kishte marrë spunto nga një publikim i revistës “Nature”.
Casarin saktësoi që vetë revista e ka bërë të qartë se virusi nuk ka asnjë lidhje me Covid-19. “Unë nuk e kam parë atë kronikë, por kam referenca që nuk është ashtu”, tha kryeministri Conte.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një supervirus pulmonar nga lakuriqët e natës dhe minjtë”. Kështu fillonte kronika që përfundoi në stuhi.
“Është një eksperiment, por shqetëson shumë, – shpjegonte drejtuesi – Një grup shkencëtarësh kinezë implantojnë një proteinë të marrë nga lakuriqët në virusin Sars të marrë nga minj dhe del një supervirus që mund të prekë njerëzit”.

Conte: “Virus në laborator? Kam referenca që nuk është kështu”
“Unë nuk e kam parë kronikën, por kam referenca që nuk është ashtu”. Kështu deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte mbi hipotezën e një koronavirusi të krijuar në laborator.

Një mendim shkencor erdhi nga epidemiologu Enrico Bucci i cili, i intervistuar nga Raineës24, nënvizoi: “Covid-19 nuk është i njëjti virus i krijuar në laborator nga kinezët në 2015 që nuk kishte asnjë aftësi epidemike. Për më tepër, ka dyshime se Covid-19 nuk u krijua në laborator, por është rezultat i selektimi natyror”.

Edhe virologu Roberto Burioni ka dashur ta përgënjeshtrojë mashtrimin përmes kanaleve të tij sociale duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje midis virusit të krijuar në laboratorët kinezë dhe koronavirusit aktual.

Capua: Virusi rrjedh nga bota e egër
Ilaria Capua gjithashtu ndërhyri për këtë çështje. “Covid-19 është një virus që rrjedh nga rezervuari i egër. Ne ende nuk e dimë se sa specie kafshësh goditi para se të arrinte te njerëzit. Doja t’iu thosha komplotistëve se kodi, sekuenca, e këtij virusi për të cilin po flasim në TgrLeonardo, është një pjesë integrale e botimit”, shpjegoi virologia që drejton Qendrën Shëndetësore të Ekselencës në Universitetin e Floridas.

“Kështu – tha Capua – nëse Covid-19 do të kishte qenë afër këtij virusi, ne do ta dinim menjëherë ditën tjetër”.

Shpërndarja e videos inkriminuese përmes mediave sociale përfundon në politikë
Ndërsa videoja njëkohësisht dhe në të gjithë Italinë mbushte bisedat, edhe në politikë shpërthyen debatet, me opozitën që sulmonte dhe kërkonte nga qeveria të sqarohej. Në rreshtin e parë Salvini dhe Meloni që kërkuan në interpelancë Conten dhe Di Maion.

“E pabesueshme!”, ka shkruar kreu i Lega-s duke postuar videon në Facebook dhe duke shpallur një interpalencë parlamentare – Nga Tgr Leonardo i datës 16.11.2015 raportim për një supervirus pulmonar të krijuar nga kinezët me lakuriqë nate dhe minj, jashtëzakonisht e rrezikshme për njerëzit”.

Po nga Lega nisej menjëherë një interpelancë urgjente drejtuar kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm. Edhe lideri i Fratelli d’Italia gjithashtu kërkoi: “Ne duam të vërtetën. Kina ka gënjyer për virusin”. Edhe nga aty pasoi një interpelancë parlamentare nga partia që i kërkon qeverisë të sqarojë urgjentisht.

“Salvini ndalo motorët e propagandës dhe lajmeve të rreme që vazhdon të lançjë – deklaronte Carmelo Miceli, përgjegjës sigurie i PD. – Nëse ai mendon të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive në interes të italianëve duke nxitur dezinformata dhe propagandë, atëherë ne nuk jemi dakord. Bëni një sforco dhe përpiquni të jeni serioz dhe të përgjegjshëm”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb