TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se dështimi i realizimit të ndryshimit më 25 prill ka vrarë pikë së pari shpresat e gjimnazistëve për të ardhmen.

Në një postim në “Facebook” pas takimit me ekipin e LSI të gjimnazeve, Kryemadhi shkruan se Të rinjtë do kenë përherë dedikimin total të LSI për t’i përfshirë në vendimmarrje.

POSTIMI I KRYEMADHIT
Gjimnazistëve të kësaj gjenerate, klasa politike shqiptare i ka borxhet më të mëdha. Dështimi i realizimit të ndryshimit në 25 prill, ka vrarë pikë së pari shpresat e tyre për të ardhmen, e ka shtuar radhën e atyre që talentin e tyre e shohin më të vlerësuar jashtë vendit, larg familjes.
Të rinjtë janë forca vitale që kërkon dhe di të japë më shumë për zhvillimin e vendit, e ata do të kenë përherë dedikimin total të LSI për t’i përfshirë në vendimmarrje, që politika të jetë e formësuar me idetë e tyre në shërbim të së ardhmes së tyre! Kemi shpresa të mëdha për ekipin tonë të gjimnazeve, në traditën më të mirë të forcës tonë politike, për të qenë katalizatore të mendimit kritik dhe rritjes së angazhimit publik të gjimnazistëve në të gjithë vendin, si një forcë pozitive larg të vjetrës, që nxit një politikë të re që ecën me hapin e tyre galopant.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb