TIRANË- Në seancën e fundit të Parlamentit, kryeminstri Edi Rama është shfaqur me një verore në dorë. Nuk e dinim që edhe kreu i qeverisë besonte në simbolikën e verores me dy ngjyra, të kuqe dhe të bardhë që mamatë apo gjyshet na i lidhnin në duar, në fillim të marsit.

Vendosja e verores tregon që dimri po ikën për tja lënë vendin pranverës, e bashkë me të lind shpresa për më shuëm shëndet, mbarësi e bereqet.

Fija e kuqe është lidhur me forcën, gjakun, diellin dhe ngrohtësinë. Nga ana tjetër, fija e bardhë është fillimi i mirë dhe drita.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: