Autoritetet belge kanë zbuluar një plantacion kanabisi gjatë kontrollit të një banese në Strombeek-Bever të Belgjikës.

Gjatë një kontrolli një pallat në Sint-Amandsplein në Strombeek-Bever, hetuesit gjetën mbetjet e një plantacioni kanabisi.

Pas kontrollit policor u arrestuan 4 të dyshuar për posedim droge. Bëhet fjalë për një çift hungarezo-shqiptar dhe dy shqiptarë të tjerë.

Policia gjeti mbetjet e rreth 800 bimëve kanabis brenda ndërtesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb