Të gjithë flasin për krizën në aeroportin e Kabulit, por ka afganë të tjerë kanë zgjedhur kufijtë tokësorë për t’u larguar tashmë nga vendi prej talebanëve.

BBC shkruan se mijëra afganë janë parë të shkojnë në Pakistan, vend kufitar i Afganistanit në jug dhe lindje.

Qindra të tjerë kanë shkuar në Taxhikistan, aty ku shkoi fillimisht ish-Presidenti Ashraf Ghani pas arratisjes si dhe në Uzbekistan.

Ndërkohë në vendet fqinje të Afganistanit janë rreth 2.2 milionë refugjatë afganë teksa 3.5 milionë të tjerë janë zhvendosur prej luftës dhe destabilitetit politik.

Një nuëmr vendet europiane, shkruan BBC, kanë ofruar pranimin e refugjatëve afganë, por ato janë të prirura të shmangin përsëritjen e krizës së 2015 kur një numër i madh refugjatësh u lejua të hynte brenda BE.

Shqipëria është ndër vendet e para që pranoi strehimin e afganëve që bashkëpunuan me SHBA dhe NATO. Në Europë, Turqia e Greqia pritet të jenë vendet e para që do të përballen me eksodin afgan teksa dy vendet kanë marrë masa paraprake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb