* Granit Xhaka flet pas duelit me vëllain: Ja si kualifikohet Shqipëria
* Mavraj shmang gabimet në mbrojtje: Luajtëm një ndeshje fantastike

FRANCE- Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi vlerësoi lojën e treguar nga kuqezinjtë në ndeshjen me Zvicrën, paçka se ekipi humbi në finalen e parë të Europianit me rezultatin 0-1.

Në një intervistë pas ndeshjes, tekniku italian foli për lojën e mirë që zhvilluan futbollistët e Kombëtares në pjesën e dytë. De Biazi theksoi rikuperimin e ekipit pas daljes me karton të kuq të Lorik Cans në minutën e 36.

“Gjëja më pozitive sot ishte se duke qenë në 10 lojtarë kundër 11 të Zvicrës, arritëm të krijonim dy raste për gol në pjesën e dytë që mund të ndryshonin edhe rezultatin.”,-tha De Bizia.

Trajneri nuk preferoi të fliste për gabime në këtë sfidë, por shtoi se gjendjën e skuadrës e vlerëson në tërësi.

“Nuk mund të flas vetëm për mbrojtjen, por për të gjithë skuadrën. Është hera e parë për të gjithë në këtë europian. Do ta shohim ndeshjen në tërësi, por do të punojmë në ndeshjen e ardhshme. Sot ndeshjen mund ta luanim më mirë, pa u përfshirë nga tensionet”, tha De Biazi për “TCH”.

GRANIT XHAKA FLET PAS DUELIT ME VËLLAIN: JA SI KUALIFIKOHET SHQIPËRIA
Debutimi i Shqipërisë në Europian me Zvicrën soli edhe përballjen e dy vëllezërve Xhaka. Taulant dhe Granit Xhaka luajtën si kundërshtarë për 61 minuta në fushë, pasi trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, zëvendësi ta zëvendësonte mesfushon në pjesën e dytë me Ergys Kaçen.

Në një intervistë për mediat pas ndeshjes, Granit Xhaka tha se përballja me vëllain e tij ishte e vështirë. “Shumë e vështirë të luash ndaj vëllait. Si Taulanti dhe unë dhamë maksimumin”,-tha Xhaka.

I pyetur se a ka shanse Shqipëria të kualifikohet pas humbjes me Zvicrën, Granit Xhaka u përgjigj: Po, nëse luajnë ashtu si sot në pjesën e dytë, kanë mundësi. Kanë zhvilluar një lojë të mirë.

Pas humbjes me Zvicrën me rezultatin 0-1, Shqipëria do të luajë në ndeshjen e ardhshme me Francën.

TAULANT XHAKA: GABUAM TE GOLI DHE DUHET TA PËRMIRËSOJMË FINALIZIMIN
Mesfushori i kombëtares taulant Xhaka u shfaq i zhgënjyer në deklaratat pas ndeshjes. Madje ai nuk e fshehu dëshpërimin as në momentin e ndërrimit nga trajneri De Biasi.

“20 minutat e para kishim emocione. Gabuam te goli dhe duhet ta përmirësojmë finalizimin. Nuk duhet të bëjmë të tilla gabime ndaj Francës. Me këtë lojë kemi treguar që kemi një skuadër të fuqishme dhe se në Europian nuk ka skuadër të vogël. Kishim disa raste të mira shënimi përmes kundërsulmeve, por nuk i konkretizuam ato”, deklaroi Xhaka kuqezi.

Ai foli edhe për emocionet që pati në përballjen me vëllain e tij, duke u shprehur se ky është futbolli dhe ndeshja e sotme ishte emocionuese.

MAVRAJ SHMANG GABIMET NË MBROJTJE: LUAJTËM NJË NDESHJE FANTASTIKE
Humbja e Kombëtares shqiptare të futbollit në përballjen e parë në finalet e Europianit me Zvicrën, ngriti sërish pikëpyetje, kryesisht për repartin e mbrojtjes.

Kuqezinjtë pësuan golin e vetëm të këtij takimi në minutën e pestë të pjesës së parë, pas një dalje të gabuar të portierit në ekzekutimin e një goditjeje nga këndi, por i këtij mendimi nuk është mbrojtësi Mërgim Mavraj.

Ai u shpreh pas ndeshjes se futbollistët dhanë maksimumin në fushë dhe se nuk është koha për të gjetur fajtorët.

“Ky është futbollit. Këta gjera ndodhin. Sot kemi luajtur shumë mirë dhe nga ana morale ka qenë shumë mirë”,-u shpreh Mavraj për “Supersport”.

Mavraj vlerësoi rikuperimin e lojës pas daljes me karton të kuq të kapitenit Lorik Cana dhe krijimin e dy rasteve për gol nga sulmuesit Sadiku dhe Gashi. “Ndoshta ata na kanë vënë më shumë nën presion, por këto janë gjëra normale. Përgjigjja jonë ka qenë fantastike. U përgjigjëm me Sadikun, me Gashin. Kam shumë respekt për këta çuna përfaqësuan kombin tonë me shumë vlera”,-deklaroi Mavraj.

Në fund, mbrojtësi shprehu mirënjohjen e tij për tifozët kuqezi në stadiumin e Francës, të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese në mbështetje të Kombëtares. “Ka qenë një mbështetje shumë e madhe, një atmosferë shumë e mirë. Na kanë ndihmuar shumë. Është një festë e madhe për të gjithë, të mos gjejmë fajtorë”, tha ai.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: