Një seri të njëpasnjëshme zgjedhjesh ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në rast se deri më 28 prill nuk zgjidhet presidenti.  Kurti ndonëse nuk paralajmëroi përpjekje të reja, akuzoi partitë opozitare se nuk janë të interesuara për zgjidhje.

“Dhe nëse shkojmë në zgjedhje të reja, nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e pas atyre sërish do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, meqenëse unë nuk e di si mund t’i kemi 80 deputetë”, ka deklaruar Kurti.

Për t’i dhënë zgjidhje ngërçit, ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu u shpreh e gatshme ta lirojë pozitën e kryetares së Kuvendit për partitë opozitare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: