BEOGRAD – Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz, në një intervistë për revistën beogradase NIN tha se para hyrjes së Serbisë në BE, nevojitet normalizimi i tërësishëm i marrëdhënieve me Kosovën, që do të konfirmohej edhe me një dokument detyrues juridik.

“Nuk është në interesin e Bashkimit Evropian që t’i pranojë shtetet si vende anëtare kur këto shtete janë në konflikt me vendet fqinje, pasi kjo do të thoshte importim i destabilitetit. Për këtë shkak, para hyrjes së Serbisë në BE, nevojitet normalizim i tërësishëm i marrëdhënieve, që do të konfirmohej edhe me dokument detyrues juridik”, deklaroi shefi i diplomacisë austriake.

Kurz theksoi se nuk e përjashtonte as mundësinë që Serbia, në momentin kur të jetë afër anëtarësimit, do të duhet të distancohet nga Rusia dhe t’i miratojë qëndrimet e përbashkëta të jashtme politike të Brukselit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb