Nga Gazmend AGA
Sjellje te papergjegjshme qe kthehen lehtesisht ne provokime dhe rezultatet fatale qe mund te kene per fene e kombin;

Provokimet behen ose per te radikalizuar masat, ose per te ndertuar mitin e nje lideri, ose populizem per interesa te caktuara.

Ne te tre rastet pjekuria dhe maturia jane thelbesore per stabilitetin e vendit dhe ruajtjen e principeve fetare. Nuk ka fe pa nje vend stabil dhe kjo po shihet ne Siri, ku pas ikjes se vatanit iken shtepite e xhamite. Pa çati ska paqe, pa paqe ska qetesi shpirterore.

Myslimani duhet te jete i kujdesshem ndaj provokimeve sidomos ne keto kohe ku shumica e akteve te dhunshme behen nga pseudo myslimane qe i arsyetojne aktet e tyre duke marre shkas provokimet ndoshta po te se njejtes fare.

Myslimani duhet te jete i kujdesshem edhe ndaj miteve te lidershipit politik dhe fetar. Dijetaret i kane qendruar larg populizmit sidomos ne kohe kur ‘vlon’ opinioni publik. Cdo mitizim i personave te caktuar ne kohe te caktuara thjesht tregon profesionalizmin e orkestruesit. Aktiviteti i vazhdueshem eshte garanci dhe tregues i fe-atdhe-dashurise. Mjaft u mashtruam nga xixellonja qe duken si diell.

Myslimani duhet te jete vigjilent kur me ane te instrumentalizimit te ndjenjave te sinqerta te xhematit synohet te percahet nje popull e te thellohet hendeku mes besimit dhe popullit, kur synohet percarja fetare apo radikalizimi i institucioneve dhe lidershipit fetar.

Nga ana tjeter, ne shoqerite demokratike eshte thelbesor edhe reagimi civil qytetar, ku larg provokimeve te mundshme, te ruhet dinjiteti dhe te drejtat e garantuara me kushtetute.

KMSH’ja eshte nje institucion qe ka shkelqyer ne dhenien e kontributit te saj per ruajtjen e paqes sociale ne keto kohe te erreta jo vec per rajonin por edhe per komunitetet myslimane anembane botes. Kleriket shqiptar kane qene gjithmone vigjilente te enes se kristalte te marredhenieve nderfetare dhe kujdesit te jashtezakonshem qe duhet per ta ruajtur ate.

Asnje politikan, klerik apo intelektual nuk duhet ti prese ne bese te paret tane e te prishe kete bashkejetese dhe paqe sociale te formuar e ruajtur me aq mund e delikatese. Asnje interes personal nuk mund ose nuk duhet te jete shkak per te minuar vlerat tona.

Kusuret prej nesh, bukurite prej Zotit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: