LAÇ- Një grua ka rënë në pranga, pasi iu gjetën 200 kubikë të mbjella me bimë narkotike. Burime nga policia e Laçit bënë me dije se bëhet fjalë për Prenusha Ndrelalaj, lindur në fshatin Lufaj, të Mirditës dhe banuese në Drojë të Mamuarrasit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura e Drojës”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, e cila ishte mbjellë në oborr.

Materialet në ngarkim të Prenusha Ndrelalaj i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së këtij rrethi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: