Një 69-vjeçare është gjetur e pajetë sot në rrugë në Durrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15, në lagjen nr. 7.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 7 Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja T. L., 69 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën pasi ka pësuar infarkt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: