TIRANE- Një person i maskuar dhe në kërcënimin e një thike ka grabitur sot një filial poste në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë. Mësohet se grabitësi i ka marrë punonjëses rreth 30 mijë lekë të reja. Fill pas ngjarjes, autori është larguar, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij.

Informacion paraprak
Më datë 17.04.2018, rreth orës 15:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek blloku Gintash, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i kanë marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30 000 leke punonjësës së sportelit të postës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit

Jane ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zones. Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: