ELBASAN- Parandalohet një vrasje në një fshat të Elbasanit. Forcat e Komisariatit të Policisë të Rrethit të Elbasanit me t’u sinjalizuar se një person i armatosur mund të kryente një krim kanë organizuar në kohë rekord shërbimet dhe kanë kontrolluar personin që dyshohej se qarkullonte i armatosur.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se në orën 16:30 policia ka arrestuar shtetasin Romeo Sejdini 38 vjeç nga fshati Gjergjen. Atij gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë TT me fishek në gojë. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se 38-vjeçari kishte planifikuar ta përdorte armën e zjarrit ndaj ish-bashkëshortes së tij Sonila Muça me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.

Prej kohësh ai i kishte kërkuar ribashkim duke e kërcënuar por ishte refuzuar prej saj. Kjo situatë nuk ishte pranuar nga 38-vjeçari i cili pasi i kishte bërë presion nuk kishte marrë përgjigje pozitive për tu ribashkuar pas divorcit. Kështu që kishte marrë armën për ta vrarë. Policia bëri me dije se arma ka rezultuar pa leje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb