SHKODËR

Një apartament në Zdrale të Shkodrës është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Gazetari Senaq Nikshiqi raporton për “News 24” se si pasojë ka ndërruar jetë një 70-vjeçar, që ishte në banesë në atë moment. Viktima është Ismet Abdurrahmani.

Dyshohet se flakët janë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Banorët e pallatit janë evakuuar.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe i menjëhershëm, duke bërë që i moshuari të mos mbijetojë dot. Fillimisht u mendua se ishte gjallë, por pasi u ul në tokë, u zbulua se ai kishte ndërruar jetë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb