MAT – Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrethin e Matit. Vrasja ndodhi rreth orës 21:20 në fshatin Rukaj. Viktima është Hajredin Lleshi i moshës 60-vjeçare.
Ende nuk dihen detaje të ngjarjes, por policia ndodhet në vendngjarje për zbulimin e shkaqeve që çuan në këtë akt.
Nga raportimet e para thuhet se vrasja mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Lleshi është qëlluar me breshëri automatiku, zbulon policia.
Disa vite më parë Hajredin Lleshit i kanë vrarë edhe vëllain. 60-vjeçari u vra teksa hynte në shtëpi. Ende nuk ka asnjë të arrestuar nga ngjarja e rëndë, pasi mendohet se autorët kanë përfituar nga errësira për t’u larguar drejt Rrëshenit. Pika të shumta kontrolli janë vendosur në të gjithë zonën.
(e.f/BalkanWeb)