TIRANË

Ka nisur edhe këtë të diel procesi i vaksinimit anti-Covid te stadiumi “Air Albania”, në kryeqytet.

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, këtë paradite vaksinimi ka nisur me disa personalitete të njohura të artit dhe politikës shqiptare, që janë në të 80-tat e tyre. Gazetarja Aurora Golemi raporton për “BalkanWeb” se në “Air Albania” kanë mbërritur disa figura mjaft të njohura të vendit tonë.

Kështu, kanë marrë sot vaksinën anti-Covid personalitetet në moshë si, Tinka Kurti, Sherif Merdani, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Margarita Xhepa, Dhimitër Anagnosti, Roza Anagnosti, Piro Milkani, Besim Elezi, Fedhon Meksi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb